Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot mban Konventën e saj të Përgjithshme të njëmbëdhjetë, ngjarje e cila konsiderohet një moment kyç për rithekimin e pozicionit politik dhe strategjive të partisë në skenën vendore.
Konventa do të zhvillohet në ambientet e Klan Arena, duke nisur nga ora 11:30, siç është bërë e ditur në njoftimin për mediat.
Sipas organizatorëve, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje dhe deklarata në fillim të Konventës, ku do të mbahet fjalimi hyrës i kryetarit aktual të PDK-së, Memli Krasniqi.
Ky fjalim pritet të shpalosë vizionin e partisë për periudhën e ardhshme, sfidat politike dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.
Pas përfundimit të Konventës, është paralajmëruar një konferencë për shtyp, ku zyrtarët e partisë do të japin më shumë detaje lidhur me vendimet dhe diskutimet e mbajtura gjatë seancës plenare.