Operacioni “Hidden Funds” në Tiranë: Sekuestrohen 500 mijë euro, procedohet një 72-vjeçare për aktivitet të paligjshëm financiar

by engel

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Hidden Funds”, duke goditur një aktivitet të dyshuar kriminal në fushën e financave të paligjshme. Në kuadër të këtij operacioni, është proceduar penalisht shtetasja E. K., 72 vjeçe, pronare e një subjekti në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e këtij subjekti janë sekuestruar rreth 500 mijë euro cash, të cilat dyshohen të jenë përfituar nga veprimtari të jashtëligjshme financiare.

banner

“Në subjektin në pronësi të kësaj shtetaseje, sipas provave të mbledhura, rezulton se depozitoheshin para të padeklaruara nga persona të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, jashtë sistemit bankar”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy