Sërish pa marrëveshje: Dështoi edhe vazhdimi i 35-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

by engel

Vazhdimi i 35-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës dështoi përsëri, duke thelluar ngërçin institucional që po zgjat prej javësh.

Përpjekja e radhës e Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë nuk arriti të sigurojë përkrahjen e partive opozitare.

banner

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i bëri thirrje partive opozitare – PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Listës Serbe – që të propozojnë kandidatët e tyre për komisionin zgjedhor, por asnjëra prej tyre nuk u përgjigj pozitivisht dhe refuzuan të marrin pjesë në votim.

Në mungesë të konsensusit të gjerë, vetëm 51 deputetë votuan pro, 1 ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim – numra të pamjaftueshëm për të ecur përpara me procesin.

“Në këto kushte, seanca nuk mund të vazhdojë. Do të mbahet vazhdimi i radhës më 23 qershor, në orën 11:00,” deklaroi Dehari, duke njoftuar ndërprerjen e seancës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy