Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së në Konventën e 11-të të partisë

by engel

Në Konventën e Përgjithshme të njëmbëdhjetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e mbajtur sot në Prishtinë, Memli Krasniqi është rizgjedhur kryetar i kësaj partie, duke marrë besimin e delegatëve për një mandat të ri në krye të subjektit politik që doli i dyti në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Në fjalimin e tij pas rizgjedhjes, Krasniqi falënderoi delegatët për mbështetjen dhe besimin e dhënë, duke theksuar se do të angazhohet me përkushtim për të rikthyer PDK-në si forcën udhëheqëse në vend.
“Krejt çka di dhe krejt çka mundem do ta bëj për ta rikthyer Partinë Demokratike të Kosovës aty ku e ka vendin, si partinë më të madhe dhe udhëheqëse të Republikës së Kosovës,” deklaroi ai.

banner

Krasniqi kujtoi rrugëtimin e tij politik që nga pranvera e vitit 2004, kur iu bashkua PDK-së pa e imagjinuar se një ditë do të udhëhiqte partinë e themeluar nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Ai theksoi se përgjegjësia që i është besuar është nderi më i madh i jetës së tij politike.

Në vijim të fjalimit, lideri i PDK-së kritikoi qeverisjen aktuale dhe theksoi nevojën për një drejtim të ri për Kosovën, duke përmendur zhvillimin ekonomik, sigurinë, drejtësinë dhe integrimin euroatlantik si prioritetet kryesore të partisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy