Arsenijeviq reagon pasi u gjet armatim në një shtallë të tij: Inskenim, banorët kanë vërejtur lëvizje të personave të panjohur

by Nexhat

Politikani serb Aleksandar Arsenijeviq, ka reaguar pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar se Policia e Kosovës në objektin e tij ka gjetur “armatim të mjaftueshëm sa për një njësit terrorist”.

Arsenijeviq ka thënë se kjo është “një përpjekje për ta hequr qafesh politikisht”.

banner

Ai ka thënë se shtalla ku u gjetën armët ishte e hapur gjatë gjithë kohës, sipas tij nga tetori i vitit të kaluar, dhe se kali i tij ishte brenda qe 15 ditë.

Sipas tij, banorët e Vallaqit “raportuan lëvizje të dyshimta të fytyrave të panjohura” në polici muajin e kaluar.

Tutje, ai ka thënë se nuk e përjashton mundësinë  që kjo lidhet edhe me zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sveçla ka thënë se operacioni është ndihmuar nga AKI dhe Prokuroria, si dhe u monitorua nga KFOR’i dhe EULEX.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy