Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit, i cili deklaroi se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në shtator, Kosova rrezikon t’i humbas 90 milionë euro.
Përmes një postimi në Facebook, Muharremi tha se Murati dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje kanë përgjegjësinë më të madhe dhe kryesore pse janë bllokuar institucionet thelbësore të shtetit dhe pse po humbin miliona euro, derisa ekonomia po shkatërrohet, .
Ai tutje shton se sot, ministri në detyrë Murati po mundohet të mashtrojë opinionin me deklaratat që sipas tij, tentojnë me hedh fajin diku tjetër.
“Ky dhe partia e tij kanë përgjegjësinë më të madhe dhe kryesore pse janë blloku institucionet thelbësore të shtetit dhe pse po humbim miliona euro e ekonomia po na shkatërrohet. Po i njëjti për arsye elektorale, me e korruptu votuesin, pa planifikim i ka nda 70,000,000 euro nga buxheti publik nga €100 për interesa partiake. Po kur ka qenë rasti me i ndihmu bizneset dhe familjet me shmang rritjen e çmimit të energjisë dhe një valë të re të inflacionit që i varfëron qytetarë nuk ka bë asgjë. E sot gjithashtu po mundohet me mashtru opinionin me deklerata që tentojnë me hedh fajin tjetërkah”, ka shkruar Muharremi.

