Bajrami: Ka rrezik që gjatë natës të mbetemi edhe pa rrymë

by Nexhat

Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me mungesë të energjisë elektrike, madje edhe gjatë natës.

“Pjesa më e madhe e energjisë që po shpenzohet në Kosovë po importohet. Nuk e di nëse janë përcjellë të dhënat e shkëmbimeve tregtare të energjisë, por sasia që po e gjeneron Kosova për momentin është jashtëzakonisht e vogël. Aktualisht kemi vetëm dy blloqe funksionale. E patë edhe tymin sot, që ka mbuluar jo vetëm Obiliqin, por edhe krejt Prishtinën. Thuhet se njëri nga blloqet është vënë në funksion pa vendosjen e filtrave, dhe kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme. Prandaj, po ju them hapur: ka gjasa që sonte të mos kemi as tym të mjaftueshëm,  e lëre më rrymë, gjatë natës”, tha ajo, .

banner

Bajrami theksoi se, për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese dhe keqmenaxhimit, ekziston mundësia reale që në orët e mbrëmjes apo gjatë natës të mos ketë fare energji elektrike në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy