Fillon Haxhi, 2.2 milionë muslimanë në Mekë

by

Pas 3 vitesh, pelegrinazhi tradicional në Mekë kremtohet pa kufizime. Besimtarët vijnë nga e gjithë bota, duke përballuar shpenzime të konsiderueshme. Më pas gjithçka arrin kulmin me Festën e Sakrifices, e cila përfundon më 1 korrik

Më shumë se dy milionë muslimanë nga 160 vende po marrin pjesë këtë vit në festimet e Haxhit, pelegrinazhi në Mekë, një nga tubimet fetare më mbresëlënëse në botë, i cili pas tre vjetësh është rikthyer të zhvillohet pa kufizimet e vendosura nga pandemi .

banner

Haxhi është mbajtur prej shekujsh dhe është obligim që të gjithë muslimanët duhet ta përmbushin të paktën një herë në jetë, nëse kanë mundësi fizike dhe ekonomike, për të rishkuar rrugëtimin e Ibrahimit dhe Ismailit, ose Abrahamit dhe djalit të tij Ismaelit në traditat e krishtera dhe hebraike.

Është një përvojë shpirtërore që fshin mëkatet, na afron me Zotin dhe lartëson unitetin e Islamit, si dhe jep prestigj të fortë shoqëror: në komunitetet e lidhura më ngushtë me traditën, besimtarët me krenari e lavdërojnë pelegrinazhin e tyre me imazhe anijesh, avionësh dhe çdo simbol tjetër të udhëtimit të tyre në Mekë.

Tashmë sot në qytetin e shenjtë qindra mijëra kanë festuar “Tavafin e Ardhjes”, shtatë shëtitje rreth Qabesë, kubi i zi prej guri të mbuluar nga kiswa, një perde mëndafshi italiane, e qëndisur në ar nga artizanët sauditë, e cila zëvendësohet çdo vit.

Rrugët e Mekës janë mbushur prej ditësh me besimtarë të cilët janë zhvendosur masivisht në Mina që nga mbrëmja e djeshme, pesë kilometra në jug të Mekës, ku ndoshta është vendosur qyteti më i madh i tendave në botë për të akomoduar pelegrinët. Të martën, ata do të ngjiten në malin Arafat, 20 kilometra nga Meka, ku Muhamedi mbajti predikimin e tij të fundit.
Pas festimeve të Haxhit, “Festa e Sakrificës”, Kurban Bajrami, do të fillojë dhe do të përfundojë më 1 korrik: javë në të cilën bota myslimane ndalon për të nderuar ritet e saj më të rëndësishme.
Për arsye të rendit publik, pjesëmarrja është e kufizuar, këtë vit është vendosur në dy milionë besimtarë nga jashtë, plus dyqind mijë brenda vendit.
Leja mund të merret vetëm një herë në pesë vjet. Masat janë bërë të nevojshme nga ngjarjet tragjike të vitit 2015, kur mbipopullimi në sheshin Mina shkaktoi një përplasje ku humbën jetën 2400 persona.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy