Operacion në Turqi, arrestohen 158 ushtarakë të dyshuar si të përfshirë në lëvizjen gyleniste

by informim peje

Policia turke arrestoi të hënën 158 ushtarakë me dyshimin për lidhje me organizatën e Fethullah Gulen, i cili akuzohet për organizimin e një përpjekjeje për grusht shteti në vitin 2016.

Lajmin e konfirmoi zyra e prokurorit të Stambollit. Arrestimet, të cilat i shtohen rreth 50 të tjerave të kryera në fund të majit, u kryen në 43 nga 81 provincat e vendit, përfshirë Stambollin dhe Izmirin.

banner

Zyra e prokurorit tha se 18 ushtarë të tjerë janë ende në kërkim, duke shtuar se arrestimet kanë të bëjnë kryesisht me forcat tokësore. Fethullah Gulen, i cili vdiq në fund të tetorit në Shtetet e Bashkuara, ku kishte jetuar për më shumë se 25 vjet, ishte një aleat i ngushtë i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan përpara se të bëhej armiku i tij i betuar.

Ankaraja akuzon ndjekësit e Gulenit se kanë infiltruar institucionet turke, përfshirë gjyqësorin, forcat e armatosura, policinë dhe arsimin, për të krijuar një “shtet paralel”. Gati 26,000 persona të akuzuar për pjesëmarrje në lëvizjen gyleniste, të cilën Ankaraja e quan “terroriste”, janë arrestuar që nga përpjekja e dështuar për grusht shteti në vitin 2016.

Nga këta, më shumë se 9,000 janë burgosur, sipas drejtësisë turke. Pas vdekjes së tij, i cili gjithmonë ka mohuar çdo lidhje me grushtin e dështuar të shtetit, Presidenti Erdogan ishte zotuar të ndiqte ndjekësit e tij deri në cepat më të largëta të botës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy