Mitrovicë e Veriut: 57-vjeçari arrestohet për sulm seksual ndaj punonjëses së një dyqani

by informim peje

Një 57-vjeçar është arrestuar sot në Mitrovicën e Veriut si i dyshuar për veprën penale “Sulm seksual”.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Knjaz Miloš”, ku i dyshuari, N.A., ka hyrë në një dyqan dhe përmes veprimeve të tij dyshohet se ka sulmuar seksualisht një punonjëse të këtij dyqani.

banner

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që të mos heshtin përballë ngacmimeve apo sulmeve seksuale, por të reagojnë dhe të raportojnë, për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të dinjitetshëm për të gjithë,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Raportimi i rasteve mund të bëhet në mënyra të ndryshme:
– Përmes numrit pa pagesë 192,
– Nëpërmjet aplikacionit “Lajmëro Policinë”,
– Ose duke u paraqitur në çdo stacion të Policisë së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy