Zyrat ligjore ndërkombëtare: Arrestimi i Veliajt nga SPAK, shkelje e të drejtave dhe pengesë për demokracinë

by Nexhat

Dy zyra ligjore ndërkombëtare, Kasowitz LLP (SHBA) dhe Mishcon de Reya LLP (MB), kanë publikuar sot një raport të detajuar ku cilësojnë ndalimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga SPAK si “të padrejtë, të pajustifikuar dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.”

Raporti thekson se ndalimi i Veliajt më 10 shkurt 2025, vetëm tre muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, “ka penguar ushtrimin e mandatit të tij si kryetar bashkie dhe ka cenuar procesin demokratik.” Avokatët ndërkombëtarë nënvizojnë se “ndalimi është bërë pa ngritjen e një akuze dhe pa vlerësim të nevojshmërisë, proporcionalitetit apo arsyeshmërisë, siç kërkohet nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”

banner

Raporti i referohet gjithashtu rasteve të ngjashme të shqyrtuara nga Gjykata e Strasburgut, si çështja “Gëllçi kundër Shqipërisë”, ku vendimi ishte në favor të të ndaluarit, duke e konsideruar paraburgimin të tepruar dhe në shkelje të nenit 5 të KEDNJ-së.

SHIKO DOKUMENTIN E PLOTË

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy