49
Kryeministri i ekzaltuar: “Tani reformat”. Është forcuar ultra e djathta në parlament, ndërsa mbetet jashtë Mera 25, partia e themeluar nga ish-ministri i Financave Yanis Varoufakis.
Partia konservatore Nea Demokratia triumfon në Greqi dhe ia arrin qëllimit për një shumicë absolute.
Kyriakos Mitsotakis do të shkojë sot në orën 11 me orën lokale në Pallatin Presidencial ku do t’i jepet detyra për formimin e qeverisë nga Presidentja e Republikës, Katerina Sakellaropoulou.
Në orën 13, me orën lokale, Mitsotakis do të bëjë betimin para presidentit. Këtë e raporton faqja e internetit e Kathimerini.