Podujevë: Nisin procedurat për ndërtimin e tri anekseve shkollore, synohet mësimi gjithëditor

by engel

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka nënshkruar sot inicimin e procedurave të prokurimit për ndërtimin e tri anekseve shkollore në qytet.

Sipas tij, objektet e reja do të ndërtohen pranë shkollave “Ibrahim Rugova”, “Enver Maloku” dhe “Xheladin Rekaliu”.

banner

“Këto projekte janë një hap i rëndësishëm drejt realizimit të objektivit tonë për mësimin gjithëditor në shkollat e qytetit,” ka shkruar Bulliqi, duke theksuar se ndërtimi i anekseve do të ndikojë në zgjerimin e kapaciteteve hapësinore dhe përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Projekti përfshin ndërtimin e hapësirave të reja që do të krijojnë mundësi për zhvillimin e mësimit kabinetik, në përputhje me standardet bashkëkohore të arsimit në Kosovë.

Kjo lëvizje konsiderohet si pjesë e planit afatgjatë të Komunës për të rritur efikasitetin e sistemit arsimor dhe për t’i dhënë fund mësimit me turne.

Në fazën e dytë, komuna parashikon që projekte të ngjashme të zbatohen edhe në shkollat e fshatrave, për të përfshirë gjithë territorin e Podujevës në iniciativën për mësim gjithëditor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy