Shoqëria civile proteston me performancë simbolike: “Deputetë, emri juaj është bllokadë”

by engel

Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile zhvilluan sot një protestë simbolike përpara hyrjes së Kuvendit të Kosovës, për të shprehur pakënaqësinë ndaj bllokimit të vazhdueshëm të konstituimit të legjislaturës së re.

Performanca u shoqërua me pankarta me mesazhe të drejtpërdrejta si: “Kur t’ju bohet boll, kallxoni”, “Deputetë, emri juaj është bllokadë” dhe “Karriget janë për punë, jo për pushtet”, duke reflektuar frustrimin e qytetarëve dhe thirrjen për veprim institucional urgjent.

banner

Organizatat pjesëmarrëse kërkuan nga përfaqësuesit e zgjedhur të popullit që të përmbushin përgjegjësinë kushtetuese dhe të shmangin thellimin e krizës politike që po mban të paralizuar funksionimin normal të Kuvendit.

Protesta vjen në prag të mbajtjes së seancës së 37-të të seancës konstituive, një proces që ka mbetur i papërfunduar për shkak të mungesës së konsensusit ndërmjet grupeve parlamentare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy