Haradinaj: Situata në Kuvend është shqetësim real, mirëpres zërin e shoqërisë civile

by engel

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me krizën institucionale të krijuar nga dështimet e njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit.

Në një deklaratë dhënë për media përpara nisjes së seancës konstituive të radhës, Haradinaj theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të deputetëve dhe rolit të shoqërisë civile në këtë proces.

banner

“Është shqetësim real edhe të gjithë i kanë të drejtat e veta, mundësitë e veta, përgjegjësitë e veta.

Unë mirëpres shoqërinë civile që na kujton detyrën tonë,” u shpreh Haradinaj, duke aluduar në performancën simbolike të organizuar më herët gjatë ditës nga organizatat e shoqërisë civile përpara Kuvendit të Kosovës.

Deklarata e liderit të AAK-së vjen në një moment kritik për vendin, teksa procesi i konstituimit ka hyrë në vazhdimin e 37-të pa një marrëveshje të qartë mes partive politike.

Haradinaj apeloi për reflektim institucional dhe përmbushje të përgjegjësive kushtetuese nga të gjithë aktorët politikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy