Administrata Tatimore shënjestron edhe influenceret: 100 persona nën hetim për 33 milionë euro të padeklaruara

by engel

Pas hetimit të bujshëm që përfshiu 400 posedues të makinave luksoze, Administrata Tatimore ka zgjeruar rrethin e kontrollit, këtë herë duke u përqendruar te individët që përfitojnë të ardhura përmes platformave digjitale si “Facebook”, “TikTok” dhe “YouTube”.

Sipas njoftimit zyrtar, janë identifikuar 100 individë apo subjekte për të cilët dyshohet se kanë përfituar të ardhura të konsiderueshme nga krijimi i përmbajtjes online, pa i deklaruar ato në mënyrë të rregullt pranë autoriteteve tatimore.

banner

Totali i qarkulluar dyshohet të kapë shifrën e 33 milionë eurove, të cilat përbëjnë të ardhura të padeklaruara.

Tatimet theksojnë se sinjali i parë për nisjen e hetimeve ka qenë mosplotësimi i deklaratës vjetore të të ardhurave (DIVA), një detyrim për çdo individ me të ardhura mbi 1.2 milion lekë në vit.

Hetimi i thelluar përfshin shkëmbim informacioni me institucione të tjera shtetërore, përfshirë sistemet bankare dhe regjistrat e transaksioneve online, për të ndjekur gjurmën e të ardhurave dhe për të zbardhur burimet reale financiare të influencuesve dhe përfituesve digjitalë.

Administrata Tatimore nënvizon se qëllimi nuk është penalizimi, por formalizimi i një sektori të ri ekonomik në rritje. Megjithatë, nëse konstatohen shkelje të qëllimshme, do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore përkatëse.

Ky zhvillim pritet të ngjallë debat në radhët e komunitetit digjital dhe të sjellë një tjetër kapitull të rëndësishëm në përpjekjen e shtetit për të rritur transparencën dhe barazinë fiskale

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy