Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një operacion të përbashkët që ka çuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të parave false.
Sipas njoftimit zyrtar, autoritetet kanë sekuestruar shumën prej 4,796.40 euro, të falsifikuara në kartëmonedha të ndryshme dhe të fotokopjuara në mënyrë të sofistikuar.
Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar shtetasi me inicialet L.A., i cili është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
“Ndaj të dyshuarit është iniciuar vepra penale ‘Falsifikim i parasë’ dhe brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit,” thuhet në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga Prokuroria dhe Policia.
Autoritetet theksojnë se lufta kundër krimeve financiare mbetet një ndër prioritetet kryesore të institucioneve të zbatimit të ligjit në vend, ndërsa rasti aktual është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të goditur rrjete të mundshme të falsifikimit të valutës