Paris Guri i reagon Hekuran Muratit: E paske përmendë “Listën Serbe”, partinë që ua ka siguruar 4 vota për Albulena Haxhiun

by Nexhat

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar ndaj një qëndrimi të dhënë sot gjatë ditës nga deputeti i VV-së, Hekuran Murati, rreth ofertës së LVV-së për koalicion me LDK.

Guri ka thënë se Murati ka përmendur partinë Lista Serbe, parti me të cilën janë koordinuar dhe nga e cila kanë siguruar katër deputetë për votimin e kryetare së Kuvendit.

banner

“Ish-ministri e paska përmendur Listën Serbe. Një listë me të cilën janë koordinuar — dhe pikërisht ajo listë u ka siguruar 4 deputetë për votimin e kryetares së Kuvendit.Hekuran, të njëjtën kritikë si tuajën ndaj LDK-së e ka edhe PDK-ja. Ata po thonë se nuk po vini pa VV-në, ju po thoni se nuk po vini pa PDK-në. Jam jashtëzakonisht i lumtur që ka një konsensus të gjerë në skenën politike: që LDK-ja është siguresa e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Guri.

“Meqë po e pranoni këtë, besoj fort se edhe votuesit në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë direkt për LDK-në.”, ka shtuar tutje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy