Gjykata Kushtetuese ka lëshuar më 26 qershor aktgjykim ku kërkon nga partitë politike konstituim të Kuvendit brenda 23 ditëve.
Avokati Arbër Jashari ka dalë me sqarime për publikun rreth këtij aktgjykimi.
Një nga pikat më të diskutuara ka qenë votimi i fshehtë, ku në aktgjykim thuhet se “nuk është i paraparë as në Kushtetutë, as në Rregulloren e Punës”.
Postimi i plotë i Jasharit:
Një përmbledhje e shkurtër e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese:
– Mandati i deputetëve dhe mandati i Kuvendit janë të ndërlidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mandati i deputetit fillon vetëm pas konstituimit të Kuvendit.
– E drejta e grupit më të madh parlamentar për të propozuar Kryetarin e Kuvendit është e kushtëzuar me sigurimin e shumicës së nevojshme – pra, 61 votave.
– Dështimi në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit nuk çon automatikisht në zgjedhje të reja.
– Në Seancën Konstituive, deputetët duhet të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë “për”, “kundër” ose “abstenim”.
-Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga data e publikimit të këtij aktgjykimi në Gazetën Zyrtare. Në rastin konkret, afati i fundit është 26 korrik 2025.
– Gjykata thekson se votimi i fshehtë për Kryetarin e Kuvendit nuk është i paraparë as në Kushtetutë, as në Rregulloren e Punës.
Dispozita të tjera të Rregullores që ndalojnë ndryshimin e mënyrës së votimit brenda të njëjtës seancë, nuk mund te merren si referencë.
– Gjykata thekson se të drejtat e subjekteve politike duhet të ushtrohen në përputhje me frymën e Kushtetutës, në mirëbesim dhe përmes bashkëpunimit, e jo përmes bllokimit të proceseve.
Ishalla po i qet n’udhë të Zotit!

