Pejë: Arrestohet personi i kërkuar për grabitje, kapet në tentativë për një tjetër vjedhje

by informim peje

Një person është arrestuar gjatë tentimit për ta kryer një vjedhje në Pejë.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se i njëjti ishte i kërkuar edhe më herët për veprën penale “grabitje”.

banner

“Personi i cili ka qenë i kërkuar për veprën penale ‘grabitje’ me një barnatore në lagjen Velanishte në Pejë, më herët është arrestuar. I njëjti është arrestuar gjatë tentimit për ta kryer edhe një vepër penale ‘grabitje’”, ka thënë Nikçi.

Tutje, ai tha se pas arrestimit, i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy