Shkëlzen Maliqi: Afati ka kaluar, Presidentja të kërkojë dorëheqjen e Kurtit dhe vartësve

by informim peje

Analisti i njohur politik, Shkëlzen Maliqi, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që u jep deputetëve 30 ditë kohë për konstituimin e Kuvendit.

Ai ka thënë se tashmë presidentja e ka fjalën si garantuese e funksionalitetit të institucioneve dhe se duhet të veprojë.

banner

Madje, Maliqi tha se ajo duhet t’ua kërkojë Albin Kurtit dhe vartësve të tij që t’i lëshojnë pozitat në qeveri, të cilat ai i quan të uzurpuara.

Postimi i plotë:

Vota në Kuvend mbetet e fshehtë. Afati prej 30 ditësh është tejkalua, s’ka më zhagitje procedurale. Tani Presidentja e ka fjalën, si garantuese e funkcionalitetit të institicioneve. Shpall se kandidatura e Albulena Haxhiut është tashmë e djegur. VV obligohet që menjëherë të propozojë kandidat/e tjetër. Për të penguar vazhdimin e obstrukcioneve të VV -së Presidentja ua kërkon Kryeministrit dhe ministrave në datyrë të japin dorëheqje si deputetë, ose të tërhiqen nga postet e uzurpuara në qeveri. Edhe kjo është detyrë e Presidentës: konstatimi i shkeljes flagrante të kushtetutës që pengon funkcionalitetin e institucioneve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy