Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve, Dehari: Ditën e mirë

by Nexhat

Është ndëprerë seanca konstituive pa u hedhur në votim asnjë pikë e rendit të ditës. Ky vendim erdhi për shkak të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi se deputetët janë të detyruar ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së largu deri më 26 korrik.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se kjo u dakordua në takimin konsultativ që mbajti ai me përfaqësuesit e partive pak para hapjes së seancës.

banner

“Pas aktgjykimit sot u mblodhëm me përfaqësuesit e subjekteve politike për një konsultë paraprake. Të gjithë ishin të mendimit që seanca sot të ndërpritet, pasi të mbahet nesër takimi i liderëve politikë që është ftuar nga subjekti më i madh politik të vazhdojmë me seancën më 29. 06.2025, në ora 11:00. Urojmë që t’i jepet fund këtij ngërçi. Ditën e mirë!”.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka ftuar në një takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, “në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”.

Por, për këtë ftesë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se do të duhej të ishte për sot para seancës në mënyrë që të mos hyhej në seancën e parë pas vendimit të Kushtetueses me skenarin e vjetër.

Më herët, nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në një konferencë për media që e mbajti bashkë me nënkryetaren Albulena Haxhiu, tha se Kushtetuesja nuk e ka shpallë antikushtetues votimin e fshehtë, duke thënë se do të insisitojnë në këtë mënyrë të votimit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy