Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçi kanë dalë sot para GJKKO-së, për t’u njohur me masat e sigurisë.
Në foto, krah Gjicit në Gjykatë duket edhe Alma.K, 40-vjeçarja e cila e filmoi ish-kryebashkiakun duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë së Kukësit.
Hetimet për Gjicin nisën disa ditë më parë, pas publikimit në rrjetet sociale të një video me përmbajtje erotike, ku ish-kryebashkiaku kryente marrëdhënie intime me Kaçin.
Pas aktit seksual, ata diskutojnë në zyrë për një projekt që do të financohej nga bashkia për izolimin e qenve endacakë në Kukës. Menjëherë më pas, Gjici thërret në zyrë një vartësin e tij që të merret me dokumentacionin që do dorëzojë shtetasja Alma Kaçi.
Akuza ndaj ish-kryebashkiakut parashikon një dënim nga 4 në 12 vjet. Ndërsa ajo ndaj Alma Kaçit nga 1 në 5 vjet burgim.