Prishtinë: Burri sulmoi fizikisht një të mitur pas një mosmarrëveshjeje në trafik

by engel

Një burrë është arrestuar mbrëmjen e kaluar në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një të mitur pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ndodhi si pasojë e një konflikti të çastit, ku i dyshuari, shtetas kosovar, e goditi fizikisht viktimën e mitur, duke i shkaktuar lëndime trupore.

banner

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshjeje në trafik ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar – i mitur, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin zyrtar të policisë.

Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me rastin, ndërkohë që i dyshuari pritet të përballet me procedura të mëtejme ligjore. Gjendja shëndetësore e të miturit raportohet të jetë stabile pas trajtimit mjekësor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy