Iran: Funeral shtetëror për 60 udhëheqës ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë të vrarë në konfliktin me Izraelin

by engel

Në një ceremoni të përmasave të mëdha shtetërore, Irani po mban këtë të shtunë funeralin zyrtar për rreth 60 oficerë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë, të cilët u vranë gjatë luftës 12-ditore me Izraelin.

Ceremonia po zhvillohet në ditën e katërt të një armëpushimi të brishtë, teksa tensionet mbeten të larta dhe ish-presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA mund të godasë përsëri Iranin në çdo moment.

banner

Procesioni mortor nisi në orët e mëngjesit nga Sheshi Enghelab (Revolucioni) në Teheran dhe po vazhdon drejt Sheshit Azadi (Liria), rreth 11 kilometra larg.

Arkivolet, të mbështjella me flamuj kombëtarë iranianë, mbajnë mbi vete portretet e komandantëve dhe zyrtarëve të vrarë, shumë prej të cilëve ishin figura kyçe në Gardën Revolucionare dhe në programin bërthamor të vendit.

Në ceremoni po merr pjesë edhe presidenti iranian, Masud Pezeshkian, së bashku me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe udhëheqës fetarë.

“E shtuna do të jetë një ditë historike për Iranin Islamik dhe për historinë e revolucionit,” deklaroi Mohsen Mahmoudi, zyrtar fetar për provincën e Teheranit, në një prononcim për televizionin shtetëror një ditë më parë.

Sulmet izraelite, të cilat nisën si përgjigje ndaj një sulmi me raketa në Tel Aviv ku u sulmuan qendrat e populluara me civil, kanë goditur një sërë objektivash strategjikë brenda Iranit, përfshirë qendra ushtarake dhe laboratorë bërthamorë.

Deri më tani, asnjë nga palët nuk ka dhënë sinjale të qarta për një zgjidhje afatgjatë, ndërsa rajoni mbetet në një gjendje të brishtë sigurie.

Ceremonia e sotme përfaqëson një moment të rëndësishëm emocional dhe simbolik për vendin, ndërkohë që udhëheqësit iranianë kanë paralajmëruar se hakmarrja është e pashmangshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy