“1 në 50 emigrantë shqiptarë janë në burg” – Rama i përgjigjet Farage: Nëse ke të drejtë, i marr të gjithë mbrapsht!

by engel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me një përgjigje të fortë ndaj deklaratave të politikanit britanik dhe mbështetësit të Brexit-it, Nigel Farage, i cili ka pretenduar se “1 në çdo 50 shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar janë në burg”.

Në një postim publik, Rama e cilësoi këtë deklaratë si të pavërtetë dhe sfidoi Farage për një përballje me fakte konkrete.

banner

Ai i hodhi poshtë akuzat si një produkt i retorikës post-Brexit dhe propagandës së tabloidëve, duke nënvizuar se shqiptarët nuk kanë një shkallë kriminaliteti më të lartë se mesatarja britanike – përkundrazi, sipas tij, mund të jetë edhe më e ulët.

“Z. Farage, ajo që thatë, se ‘një në 50 shqiptarë në burg’, nuk është fakt. Është absurde. Një klasik i recetës post-Brexit: ‘Nëse tingëllon frikshëm, duhet të jetë e vërtetë.’”, shkruan Rama.

Më tej, ai shkon edhe më larg me një sfidë direkte ndaj politikanit britanik:
“Nëse pretendimi juaj rezulton i saktë, unë personalisht angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht. Por nëse jo, atëherë ju ftoj në Shqipëri, si i ftuari im i nderit, për të parë të vërtetën me sytë tuaj.”

Kryeministri shqiptar nuk la pa ironizuar stilin dramatik të Farage, duke e ftuar këtë të fundit për “pak diell të vërtetë, mikpritje të vërtetë dhe fakte të vërteta”.

Reagimi i Ramës erdhi pas një interviste që ai dha për The Guardian, ku kritikoi planin e liderit të Laburistëve, Sir Keir Starmer, për deportimin e azilkërkuesve, duke thënë se Britania pas Brexit-it është futur në një “vend të errët” ku retorika kundër të huajve është bërë normalitet.

Kjo përballje publike rihap debatin për mënyrën si portretizohen shqiptarët në median dhe politikën britanike, si dhe për pasojat që retorika populiste ka në trajtimin e komuniteteve emigrante.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy