Përfundon pa marrëveshje takimi i Kurtit me liderët e partive politike – Abdixhiku: Ishte farsë politike

by engel

Pas më shumë se dy orësh diskutime, takimi i thirrur nga kryeministri në detyrë dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, me krerët e partive politike për zgjidhjen e ngërçit politik, ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje konkrete.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e cilësoi takimin si një “farsë”, duke deklaruar se qëndrimet e Kurtit nuk kishin ndryshuar, edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që lidhet me krizën institucionale.

banner

Ai theksoi se LDK kishte marrë pjesë me vullnet të mirë për zgjidhje, por se pritjet ishin zhgënjyese.

“Qëndrimet e Kurtit ishin pak a shumë të njëjta siç kanë qenë deri më tani dhe nuk e respektonin as interpretonin njëjtë vendimin e Kushtetueses”, deklaroi Abdixhiku.

Ai shtoi se për LDK-në mbetet e qartë që përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon Kurtit, i cili sipas tij, pranoi se nuk e ka shumicën parlamentare, por paraqiti kushtëzime të njëanshme, duke kërkuar votim të fshehtë apo ripërsëritje të kandidimit të ministres Haxhiu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy