Lajçak: Zgjerimi i BE-së nuk ndodh vetvetiu – kërkon përkushtim të vazhdueshëm dhe punë konkrete

by engel

Ish-emisari për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, ka theksuar nevojën për përkushtim të thelluar ndaj procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke e ndërlidhur drejtpërdrejt me sigurinë e kontinentit.

Në një konferencë të organizuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR), diplomati sllovak tha se zgjerimi nuk duhet parë si një proces automatik apo vetëm formal.

banner

“Zgjerimi nuk do të ndodhë automatikisht. Ai kërkon më shumë sesa një angazhim verbal, por punë të palodhur dhe vëmendje të vazhdueshme”, u shpreh Lajçak.

Sipas tij, vendet aspirante për anëtarësim në BE duhet të përmbushin standardet me përkushtim dhe të kuptojnë rëndësinë strategjike që ka ky proces për sigurinë dhe stabilitetin evropian.

Ai shtoi se zgjerimi i BE-së duhet të jetë një prioritet i mirëmenaxhuar dhe i qëndrueshëm në agjendën politike të unionit.

Deklaratat e Lajçak vijnë në një moment kur perspektiva e anëtarësimit për disa vende të Ballkanit Perëndimor vazhdon të mbetet në pikëpyetje, përkundër deklaratave të përsëritura për mbështetje politike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy