Pas përpjekjeve për konsensus politik të udhëhequra nga Albin Kurti, lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ka lëshuar një deklaratë të fortë në prag të seancës konstituive të Kuvendit që mbahet nesër nga ora 11:00.
Ai ka paralajmëruar se çdo deputet që do të mbështesë ngritjen e një komisioni për votim të fshehtë, do të kryejë “shkelje kushtetuese me vetëdije”.
“Nesër nuk është njësoj si tri-katër ditët e kaluara. Deputetët që e çojnë dorën për atë komision do të bëjnë shkelje kushtetuese me vetëdije. Kosova s’mund të ketë shkelës të Kushtetutës,” ka theksuar Krasniqi, duke i cilësuar këto përpjekje si antikushtetuese.
Këto deklarata pasojnë takimin e liderëve politikë të thirrur nga kryeministri Kurti për të gjetur një zgjidhje ndaj ngërçit politik.
Sipas Krasniqit, qëndrimet e Kurtit nuk përputhen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe çdo tentativë për të rikthyer praktikat e mëparshme të votimit të fshehtë përbën shkelje të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues.
Seanca e nesërme mbetet vazhdon të jetë e paqartë për hapat e ardhshëm institucionalë, në një klimë politike ku tensionet dhe polarizimi mes pozitës dhe opozitës janë rritur ndjeshëm.