Faton Peci: Zgjidhja nuk është “fontanë dëshirash” – kërkohet marrëveshje politike e qëndrueshme

by engel

Përfaqësuesi i GUXO-s, Faton Peci, ka komentuar pas takimit me liderët politikë rreth ngërçit institucional, duke theksuar se diskutimet u zhvilluan nën një atmosferë që disa e paragjykuan si farsë, pa u thelluar ende në debat.

“Fryma që synoj gjatë diskutimit, kishin disa që e quan farsë. Këto epitete i thanë ende pa hyrë në diskutime,” deklaroi Peci.

banner

Sipas tij, gjatë diskutimit janë paraqitur dy propozime konkrete për rrugëdalje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke u shprehur kundër interpretimeve subjektive:

“Nuk duhet të bëhemi pjesë e ‘fontanës së dëshirave’ në interpretimin e aktgjykimit, për shkak se janë disa terma ku anëtarët e gjykatës duhet ta kenë parasysh afatin 30-ditësh.”

Peci tha se edhe ai vetë ka ofruar një propozim – arritjen e një marrëveshjeje të qartë politike që do të përfshinte zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit si pjesë e një pakete të dakorduar për daljen nga kriza institucionale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy