Arbreshë Krasniqi nga Nisma: Kosova është përtej qëndrimeve individuale, është më shumë se 120 deputetë

by Nexhat

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbreshë Krasniqi ka folur për media pas dështimit të seancës së 38-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi tha se në takim me Kurtin, Limaj e ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që është bashkëbisedimi në tavolinë.

banner

Ajo shtoi se Republika e Kosovës është përtej qëndrimeve individuale, dhe është më shumë se 120 deputetë.

“Të gjithë e dimë, se kryetari Limaj tash e 4 muaj ka deklaruar që zgjidhja e kësaj situatë në politikë dhe konstituim i Kuvendit të Kosovës bëhet vetëm në tavolinën e bisedimeve. Pa u ul, pa i diskutu temat, dhe pa i trajtu me sinqeritetin dhe me idenë që për me ia dhënë Republikës së Kosovës më të mirën, nuk bëhet zgjidhja”, tha Kasniqi.

Krasniqi ndër tjerash tha se është e bindur se në VV ka deputetë që janë të shqetësuar me këtë situatë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy