Deputeteve iu ndërpre fjala, Deliu: Në vend të bashkëpunimit po shohim bllokim e arrogancë

by Nexhat

Gjatë seancës së sotme konstituive, deputeteve Vlora Çitakut, Hykmete Bajramit dhe Time Kadrijaj iu ndërpre fjala në foltoren e Kuvendit, nga kryesuesi Avni Dehari.

Lidhur me këtë zhvillim, ka reaguar deputetja e PDK-së, Blera Deliu-Kodra, transmeton Klankosova.tv.

banner

Ajo thotë se në vend të fjalëve, u dëgjuan urdhra.

“Vlora Çitakut, Hikmete Bajramit dhe Time Kadrijajt, ju mohua e drejta të flasin në foltoren e Kuvendit. Në vend të fjalës, dëgjuam urdhra: “Vetëm propozim! Për debat nuk ka. Përndryshe… sigurimi.””, thuhet në postimin e Deliut.

Deputetja shtoi se një gjë e tillë nuk është demokraci, e as frymë e Kushtetutës, duke shtuar se në vend të bashkëpunimit po shihet bllokim, arrogancë dhe përpjekje për ta kthyer votën ne farsë.

“Kjo nuk është demokraci. Kjo nuk është as fryma e Kushtetutës, as respekt ndaj qytetarëve që kanë votuar për përfaqësim të barabartë. Gjykata Kushtetuese ka folur qartë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve. Por në vend të bashkëpunimit, po shohim bllokim, arrogancë dhe përpjekje për ta kthyer votën ne farsë”, ka shkruar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy