Kampionati Botëror i Klubeve: Kane shkëlqen, Bayern kalon në çerekfinale pas një përballjeje të zjarrtë ndaj Flamengos

by engel

Harry Kane vazhdon të shkruajë historinë. Kapiteni i Anglisë realizoi dy gola të tjerë spektakolarë, duke e çuar në 41 numrin e realizimeve për sezonin, ndërsa Bayern Munich mposhti Flamengon me rezultatin 4-2 dhe siguroi kalimin për në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube.

Flamengo, e pamposhtur prej 11 ndeshjesh, u trondit që në minutat e para. Vetëm gjashtë minuta pas nisjes së sfidës, mesfushori kilian Erick Pulgar devijoi në portën e tij një goditje nga këndi e Joshua Kimmich. Tre minuta më vonë, Kane dyfishoi avantazhin me një goditje të ulët dhe precize, duke shfrytëzuar një gabim të mbrojtjes braziliane.

banner

Gerson ngushtoi shifrat me një goditje të fuqishme në minutën e 33-të, por Leon Goretzka iu përgjigj me një predhë nga distanca që befasoi portierin Agustin Rossi. Në pjesën e dytë, Jorginho riktheu shpresat për Flamengon me një penallti të kthjellët, por Kane vulosi fitoren me golin e tij të dytë në minutën e 72-të, pas një kombinimi të bukur me Kimmich.

Bayern do të përballet me kampionët e Evropës, Paris Saint-Germain, në çerekfinale më 5 korrik në Atlanta. Ndërkohë, Flamengo rikthehet në kampionatin brazilian për përballjen me Santos më 17 korrik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy