Messi ende pa marrëveshje të re me Inter Miami, çfarë e pret pas vitit 2025?

by engel

E ardhmja e Lionel Messit mbetet një mister i madh për tifozët dhe ndjekësit e futbollit amerikan. Sulmuesi argjentinas, i cili aktualisht është pjesë e Inter Miami-t në Major League Soccer, ka një kontratë që skadon në fund të vitit 2025. Pavarësisht ndikimit të madh që ka pasur te klubi, ende nuk është arritur një marrëveshje për rinovimin e saj.

Mahonry Mendoza, drejtori i komunikimit i MLS-së, ka komentuar zhvillimet në një intervistë për median saudite Al-Riyadiyah, duke shtuar një dozë pasigurie, por edhe optimizmi rreth të ardhmes së Messit.

banner

“Kontrata e Messit skadon në fund të sezonit, por e ardhmja e tij do të vendoset së bashku me menaxhmentin e Inter Miami,” deklaroi Mendoza, duke theksuar se vendimet do të merren në bashkëpunim të ngushtë me klubin.

Ndërkohë, Jorge Mas, bashkëpronar i Inter Miami-t, ka bërë të ditur se mbetet optimist për vazhdimin e bashkëpunimit edhe pas vitit 2025. Kjo mund të nënkuptojë përfshirjen e Messit në projektin e klubit edhe për Kupën e Botës 2026, që pritet të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Mbetet të shihet nëse 37-vjeçari do të vijojë rrugëtimin në MLS apo do të vendosë për një tjetër sfidë në fund të kontratës aktuale

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy