Osmani pritet të thërret liderët politikë: Afati i Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit është afër!

by engel

Zyra e Presidentes së Kosovës ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani pritet të ftojë në ditët në vijim liderët e partive politike për konsultime, në përpjekje për të tejkaluar bllokadën institucionale dhe për të përmbushur vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, konfirmoi se presidentja është e përkushtuar që procesi të përfundojë brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila në aktgjykimin e saj të 26 qershorit kërkon që seanca konstituive të përmbyllet deri më 26 korrik 2025.

banner

“Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese… Nëse paraqitet nevoja, ajo mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës për sqarime shtesë,” tha Kupina për mediat në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës deri tani ka dështuar në 39 përpjekje për konstituim, për shkak të mungesës së mbështetjes së gjerë për kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për postin e kryetares së Kuvendit. Partitë opozitare kanë kushtëzuar votën e tyre me ndryshimin e kandidaturës.

Situata vazhdon të mbetet konfuze, afati kushtetues po afrohet dhe ndërhyrja e sërishme nga Gjykata Kushtetuese nëse kriza nuk zgjidhet në kohë, mbetet opsion!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy