Hasani: S’mund të caktohet afat, pa dhënë pasojat

by Nexhat

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në një intervistë në Debat Plus në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ky vendim nuk është i qartë për politikën.

Ai ka deklaruar se gjithmonë vendimet nuk janë të favorshme për të dyja palët.

banner

Hasani ka thënë se afatet e përcaktuara në vendimin që kërkon përmbylljen e procesit brenda 30 ditësh nuk i parashehin sanksionet dhe se kjo, sipas tij, është absurde.

“S’mundesh me thënë se krejt deputetët janë fajtorë, s’shkon ajo logjikë. Ti mundesh me thënë në arsyetim, por kur vjen puna me ekzekutu, ke problem”, ka deklaruar Hasani.

Ai ka shtuar se e drejta, pas 30 ditësh, “duhet të kalojë diku tjetër”.

“Pra, është dashur të tregohet çka ndodh pas 30 ditësh… ke treguar më së pari përgjegjësinë e atij që e ka shumicën, pastaj shenjën e barazimit. Nuk mendoj që barazohen nënkryetarët”, ka thënë ai, duke shtuar se edhe Kushtetuta edhe Rregullorja e Kuvendit parasheh që pas zgjedhjes së kryetarit, kryesuesi ia dorëzon atij emrat e nënkryetarëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy