Ymeri: Kurti dhe Vetëvendosje po e komplikojnë qëllimisht situatën në Kuvend

by Nexhat

Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje po e komplikojnë qëllimisht situatën në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se ky veprim synon të shmangë interpretimin e drejtë të aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

banner

Në emisionin “Debat Plus”, Ymeri theksoi se edhe ai dhe partia e tij kanë bërë gabime në trajtimin e çështjes, por sipas tij, Kurti dhe VV-ja po veprojnë me qëllim të qartë për të mos lejuar që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të interpretohet në mënyrën e duhur.

“Edhe ata nuk po bëjnë gabim nga mosdija apo pahiri, por qëllimisht po duan që aktgjykimi i Gjykatës të mos lexohet si duhet. Për shembull, ata thonë se votimi i fshehtë nuk është antikushtetues, sipas arsyetimit të tyre pas daljes së tekstit të aktgjykimit,” u shpreh Ymeri

Ai shtoi se situata e krijuar është si një “mjegullnajë” që nuk sjell asnjë përfitim dhe nuk e ndihmon as Albin Kurtin që të mbajë pushtetin.

“Kjo mjegullnajë nuk po e mban Albin Kurtin në pushtet dhe nuk po i shërben askujt. Nuk duhet mbajtur më tej kjo situatë e turbullt, veçanërisht nga partia që po bllokon procesin qëllimisht,” përfundoi Ymeri gjatë debatit me Sadri Ramabajën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy