Ministria e Mbrojtjes jep tender 2.3 milionësh për ndërtimin e pistës dhe infrastrukturës përcjellëse në Aeroportin e Gjakovës

by Nexhat

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë tenderin në vlerë 2.3 milionë euro për ndërtimin e pistës dhe infrastrukturën përcjellëse në Aeroportin e Gjakovës.

Bazuar në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar në e-Prokurim, për këtë tender janë pranuar ofertat e katër kompanive, e që në fund është shpallur fitues grupi i kompanive “REA SH.P.K; Granit SH.P.K; CALL HOME ELECTRONICS SH.P.K”. Ndërkohë, oferta më e lartë ka qenë 3 milionë e 584 mijë e 207 euro.

banner

Sipas Ministrisë, këto ndërhyrje po bëhen me qëllim të ngritjes së operacionalitetit dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave sipas misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“AK i MM, ka për qellim qe të lidhe një kontratë me një OE, qe do të ketë kapacitet të kryej ‘’Ndërtimi e pistës dhe infrastruktura përcjellëse ne AGJ- Gjakove Ndërtimi duhet të behet sipas specifikimit teknik te kërkuar( paramases dhe parallogairse dhe projektin të përcaktuar në dosjen e tenderit me qellim të ngritjes se operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të FSK MM-së”, thuhet në dosje.

Një grup i kompanive ka pasur ofertë me çmim më të ulët, mirëpo është shpallur si tender i papërgjegjshëm, për mos plotësim të kërkesave të përcaktuara në dosjen e tenderit. /Reporteri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy