Haradinaj pas takimit me Osmanin: Aleanca e gatshme të zhbllokojë Kuvendin

by engel

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është takuar sot me Presidenten Vjosa Osmani në një takim konsultativ, pas ftesës së saj për të diskutuar ngërçin politik që po pengon konstituimin e Kuvendit të ri pas zgjedhjeve parlamentare.

Takimi mes dy liderëve është zhvilluar në atmosferë bashkëpunuese, me fokus në gjetjen e një zgjidhje për t’i hapur rrugë krijimit të institucioneve të reja.

banner

Në një postim publik në Facebook, Haradinaj ka theksuar se Aleanca mbetet e përkushtuar për të luajtur një rol aktiv në zhbllokimin e situatës.

“Rikonfirmova përkushtimin tim dhe të Aleancës për të gjetur një zgjidhje për daljen nga bllokada në Kuvend. Si Aleancë, do të bëjmë gjithçka brenda kapacitetit tonë politik dhe përfaqësues,” ka shkruar Haradinaj.

Takimi me Presidenten Osmani vjen në një kohë të tensionuar politike, ku partitë parlamentare ende nuk kanë arritur një konsensus për ndarjen e posteve dhe konstituimin e organeve legjislative. Zyrtarët e AAK-së kanë konfirmuar gatishmërinë për dialog dhe kompromis në interes të vendit.

Presidentja Osmani ka paralajmëruar se do të vazhdojë konsultimet me liderët e tjerë politikë gjatë javës në vijim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy