Kurti për Urën e Ibrit: S’duam fërkime me karabinierët, s’kam thënë se do ta hapim, nëse kam thënë, kam gabuar

by Nexhat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka gabuar nëse ka thënë ndonjëherë “unë do ta hap urën e ibrit”.

Ai në Tëvë 1, ka thënë se beson që duhet të hapet e do të hapet.

banner

Por, Kurti thotë se nuk e ka thënë që të ketë fërkime me karabinierët italianë.

Thotë se me karabinierët italianë bisedojnë vazhdimisht si të hapet kjo urë.

“Unë kam thënë se duhet të hapet e do të hapet, nuk e di a e kam thënë ndonjëherë do ta hapim. Nuk e di a e kam thënë veten e parë njëjës do ta hapim, nëse e kam thënë kam gabuar sepse nuk kam thënë do ta hapim me karabinierët italianë. Ne nuk duam fërkime me karabinierët italianë dhe me shumë durim bisedojmë që të hapet ajo urë, unë besoj që do të hapet ajo urë sepse duhet të hapet”, ka thënë Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy