Mot i nxehtë dhe me diell të enjten në Kosovë – Temperaturat deri në 36°C

by engel

Të enjten në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, sipas parashikimeve të fundit meteorologjike.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi që varion nga 10 deri në 32 kilometra në orë, ndërsa temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme.

banner

Temperaturat minimale pritet të jenë ndërmjet 13 dhe 17 gradë Celsius, kurse ato maksimale do të arrijnë nga 34 deri në 36 gradë Celsius.

Kujdes! Ekspertët këshillojnë shmangien e ekspozimit të zgjatur në diell, veçanërisht gjatë orëve të mesditës, për të evituar rreziqet e dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia.

Qytetarët këshillohen të konsumojnë sa më shumë lëngje, të qëndrojnë në hije dhe të përdorin masa mbrojtëse gjatë qëndrimit jashtë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy