Futbollisti portugez i Liverpoolit, Diogo Jota, 28 vjeç, ka ndërruar jetë papritmas në një aksident rrugor, njofton media spanjolle Marca.
Sipas raportimeve, Jota ka humbur jetën herët në mëngjes gjatë një aksidenti trafiku në provincën Zamora. Ai udhëtonte së bashku me vëllain e tij André, 26 vjeç, i cili gjithashtu është futbollist profesionist.
Automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar një zjarr të madh.
Ky lajm tronditi botën e futbollit, teksa Jota ishte një nga yjet e skuadrës së Liverpoolit dhe bashkëlojtar i Cristiano Ronaldos në ekipin kombëtar të Portugalisë.
Detajet e mëtejshme mbi aksidentin dhe gjendjen e vëllait të tij nuk janë bërë ende publike.
Ngushëllime familjes, miqve dhe tifozëve për humbjen e rëndë.