Policia e Shtetit ka zbuluar një laborator për prodhimin e dokumenatve false, 20 mijë euro është paguar për një pasaport

by engel

Një laborator i fshehtë për prodhimin e pasaportave dhe dokumenteve të falsifikuara është zbuluar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit policor të koduar “Identiteti”. Në pranga kanë rënë dy persona, babë e bir, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për bashkëpunim në këtë aktivitet kriminal.

Policia bëri me dije se shtetasit e arrestuar janë:
Y. B., 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” të vendosur më herët nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal për veprimtari të ngjashme.
P. B., 45 vjeç, djali i tij.

banner

Gjithashtu, u procedua penalisht edhe Sh. L., 62 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.

Gjatë kontrollit të banesës së tyre, efektivët zbuluan një ambient të përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve dhe pasaportave të ndryshme. Sipas hetimeve, prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj kushtonte nga 15 000 deri në 20 000 euro. Këto dokumente dyshohet se përdoreshin për kalime të paligjshme drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga kontrolli janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme dokumentesh të dyshuara të falsifikuara dhe pajisje të tjera të përdorura për këtë aktivitet. Ndërkohë, policia po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy