Pas alarmit për bombë në Kuvendin e Kosovës – Seanca shtyhet për në mbrëmje ora 18:00

by engel

Sot, ndërtesa e Kuvendit të Kosovës është evakuuar plotësisht pas një kërcënimi me bombë, vetëm pak minuta para nisjes së seancës konstituive të radhës. Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Arben Loshi, konfirmoi se policia mori masa urgjente pasi një person, përmes një telefonate në gjuhën angleze, kërcënoi se një bombë do të shpërthente brenda 10 minutash.

Për pasojë, deputetët, mediat dhe të gjithë të pranishmit u larguan nga ndërtesa dhe oborri i Kuvendit. Skuadrat anti-bombë të Policisë së Kosovës kryen kontrolle intensive brenda dhe jashtë objektit, ndërkohë që në vendngjarje u panë edhe forcat speciale dhe qen të trajnuar për detektimin e eksplozivëve.

banner

Seanca e cila ishte paraparë të fillonte në orën 11:00, është shtyrë për në orën 20:00 të mbrëmjes.

Deputetë të të gjitha partive politike, përfshirë Glauk Konjufcën, Abelard Tahirin, Vlora Çitakun dhe Time Kadrijajn, konfirmuan se janë larguar me urdhër të sigurisë dhe nuk kanë marrë informacione të detajuara për natyrën e kërcënimit.

Kjo ndodhi në një moment kritik për procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili ka dështuar për herë të 42-të që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, për shkak të mungesës së pajtimit mes partive rreth emrit të Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar afatin e fundit për konstituimin brenda 30 ditësh nga aktgjykimi i 26 qershorit, ndërsa kriza politike mbetet e pazgjidhur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy