PDK: Ftesa për seancë në orën 20:00 është e çuditshme

by informim peje

Vazhdimi i seancës konstituive të sotme është shtyrë për në orën 20:00. Kështu konfirmoi sekretari i Kuvendit, Arben Loshi, i cili tha se kjo është bërë me kërkesë të kryesuesit të seancës, Avni Dehari.

Kjo ftesë ka ngjallur pyetje nga deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e cila e quajti “të çuditshme” duke bërë të ditur se caktimi për seancës është bërë pa përfunduar ende kontrollet në Kuvendin e Kosovës.

banner

“Pa dashur të hyjmë në spekulime, por ftesa për seancë në orën 20:00 është, të paktën, e çuditshme. Kontrolli në Kuvend pas alarmit për bombë ende nuk ka përfunduar. Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Policia. E megjithatë, dërgohet ftesa për seancë – sikur gjithçka është në rregull. Si po e di kryesuesi se ambientet janë të sigurta dhe se puna mund të vazhdojë pa asnjë pengesë? P.S. Edhe në këto momente, ndërsa po e bëj këtë postim, Policia ende po i kontrollon hapësirat e Kuvendit,” shkroi Deliu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy