Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Gjesti, po shijon suksesin e tij muzikor pas përfundimit të show-t.
Ai po zhvillon koncerte të njëpasnjëshme, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende të tjera, ndërsa karriera e tij po lulëzon dita-ditës.
Gazetari Redjon Shtylla, gjatë emisionit “Weekend”, zbuloi se paga e artistit për koncertet arrin në shifra pesëshifrore.
“Me sa e di unë, shifra që paguhet kap shifrën pesëshifrore”, deklaroi Shtylla, duke treguar se Gjesti po përfiton shumë nga fama e tij e fituar në Big Brother VIP.