Arsenali zyrtarizon transferimin e Martin Zubimendit

by Nexhat

Arsenali ka përfunduar transferimin e mesfushorit spanjoll Martin Zubimendi nga Real Sociedad, në një marrëveshje me vlerë rreth 60 milionë funte.

Ky është përforcimi i dytë i “Topçinjve” këtë verë, pas transferimit të portierit Kepa Arrizabalaga nga Chelsea për 5 milionë funte.

banner

Zubimendi, 26 vjeç, kishte refuzuar një ofertë nga Liverpooli verën e kaluar. Ai është rritur në akademinë e Real Sociedadit dhe ka bërë 236 paraqitje për ekipin e parë, duke shënuar 10 gola. Ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Arsenalin.

Sezonin e kaluar ishte pjesë e ekipit që u eliminua nga Manchester United në Europa League me rezultat 4-1 në Old Trafford. Sociedad e mbylli sezonin në vendin e 11-të në La Liga.

Zubimendi ishte gjithashtu pjesë e kombëtares spanjolle që fitoi Euro 2024, duke hyrë në lojë në pjesën e dytë të finales kundër Anglisë, në vend të Rodrit. Goli i Mikel Oyarzabal i solli trofeun Spanjës.

Me 19 paraqitje me Spanjën, Zubimendi është bërë titullar i rregullt për shkak të mungesës së Rodrit që vuajti një dëmtim serioz në gju sezonin e kaluar. Ai shënoi edhe në finalen e Ligës së Kombeve ndaj Portugalisë, që Spanja e humbi me penallti.

Arsenali gjithashtu ka arritur marrëveshje me Brentfordin për transferimin e mesfushorit Christian Norgaard, për një shumë fillestare prej 10 milionë funte

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy