Dukagjini përforcohet në mbrojtje, prezantohet Alpi Shahini

by Nexhat

KF Dukagjini ka zyrtarizuar përforcimin e parë për mbrojtjen në këtë afat kalimtar veror. Klubi nga Klina ka nënshkruar me qendërmbrojtësin 20-vjeçar, Alpi Shahini.

Shahini vjen nga skuadra e Rahovecit, ku zhvilloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar, dhe tani ka firmosur një kontratë trevjeçare me Dukagjinin, duke u bërë pjesë e projektit afatgjatë të klubit për ndërtimin e një skuadre të fortë dhe të qëndrueshme.

banner

“Alpi Shahini është lojtari më i ri që i bashkohet familjes. 20-vjeçari, që luan në pozicionin e qendërmbrojtësit, tek ne vjen nga Rahoveci ku kaloi gjysmën e dytë në sezonin e fundit. Shahini ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin tonë, duke u bërë pjesë e planeve tona afatgjata për forcimin e mbrojtjes dhe ndërtimin e një skuadre të fortë dhe të qëndrueshme”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy