Man Utd e gjen në Brazil zëvendësuesin e Onanas – gati oferta e parë

by Nexhat

Manchester United pritet të bëjë një ofertë për portierin e Botafogos, John, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse në Kupën e Botës për Klube. 

29-vjeçari spikati me paraqitjet e tij për skuadrën braziliane, e cila arriti deri në fazën me eliminim direkt të turneut, përpara se të mposhteshin nga rivali brazilian Palmeiras me rezultatin 1-0. 

banner

Performanca e John ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane, por ‘Djajtë e Kuq’ aktualisht udhëheqin garën për firmën e tij. 

Ruben Amorim, trajneri i ri i United, është në kërkim të një portieri të ri pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme nga Andre Onana gjatë sezonit të kaluar.  

Klubi anglez mund të bëjë së shpejti një hap konkret për transferimin e brazilianit, i cili mund të jetë i disponueshëm për një çmim të arsyeshëm. 

Mësohet se John ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij, që do t’i lejonte klubeve të mbyllin marrëveshjen shpejt. 

Megjithatë, sipas Sport Witness, ekziston ende pasiguri lidhur me shumën që kërkohet për ta aktivizuar këtë klauzolë. 

Ndërsa disa raporte nga Brazili sugjerojnë se mjaftojnë vetëm 5.8 milionë për ta transferuar portierin në ‘Old Trafford’, burime të tjera pretendojnë se duhet një shumë më e lartë për ta bindur Botafogon. 

Ndërkohë që United kërkon të zëvendësojë Onana, klubi ende nuk ka gjetur një blerës për portierin kamerunas

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy