Deco ka një këshillë për Yamal se si të bëhet më i miri në botë

by Nexhat

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, pati një mesazh për Lamine Yamal, në lidhje me përpjekjen e tij për të arritur madhështinë si me klubin ashtu edhe me përfaqësuesen. 

17-vjeçari vazhdon ngjitjen e tij meteoritike me blaugranasit dhe Spanjën, dhe duket i destinuar të bëhet një lojtar i dalluar për gjeneratën e tij. 

banner

Pavarësisht moshës së re, Lamine Yamal është një nga emrat e parë në formacion si për Hansi Flick ashtu edhe për Luis de la Fuente, në prag të një sezoni vendimtar 2025/2026 dhe Kupës së Botës 2026. 

Barcelona ka siguruar të ardhmen e tij përmes një rinovimi afatgjatë, por brenda klubit janë të vendosur të menaxhojnë mirë ‘zjarrin’ e vëmendjes që e rrethon. 

Deco nuk ia doli të bindë shokun e ngushtë të Yamal, Nico Williams, që të kalonte në ‘Camp Nou’, pasi ky i fundit zgjodhi të rinovojë me një kontratë gjigante në Bilbao, por ish-mesfushori i Portugalisë është i qartë për të ardhmen e Lamine Yamal. 

“Lamine Yamal është një fenomen. Të bëhet më i miri në botë varet nga ai”, tha ai për Marca

“Ai do të jetë te Barça për shumë vite, duke konkurruar në nivelin më të lartë, në Ligën e Kampionëve, La Liga, kundër Real Madridit dhe klubeve të mëdha”. 

“E njëjta gjë vlen edhe për kombëtaren e Spanjës, e cila do të shkëlqejë në turne sepse është shumë e fortë”. 

“Ai u rrit në lagjet e Mataros, dhe kjo e ka ndihmuar të piqet kaq shumë sot. Ai e kupton që ka një përgjegjësi si lojtar”, ka thënë Deco

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy